Lajme

Shqiptarët e Triestes

Trieste mund të konsiderohet qyteti me një numër të madh komunitetesh, njerëz që kanë ardhur nga larg, nëse jo autoktonë; bashkësi fetare, kombëtare, të gjithë kanë gjetur aty vendin më të lumtur për tu zhvilluar e për t’u rritur, por edhe e mbi të gjitha për të lulëzuar e zgjeruar qytetin që i mikëpriti, duke ndërtuar pallate e kisha.

Mes tyre ekziston, sigurisht i vogël, por ekziston edhe komuniteti shqiptar. I cili ndryshe nga komunitetet e tjera nuk i la Triestes një kishë si prikë qytetit, kjo për arsye se – dhe ky është një rast praktikisht unik në Evropë dhe veçanërisht në Adriatik – shqiptarët nuk i përkasin një besimi të vetëm, pra nuk kanë një besim që ti përfaqësojë ata, por tre, ose – më saktë – katër dhe për këtë arsye nuk arritën kurrë të formonin një bërthame, e cila do të ishte përfaqësuar normalisht nga një vend kulti, nuk e bënë dot as familjet e vjetra shqiptare dhe të integruara në Trieste dhe as ato të valëve të fundit migratore, që filluan tridhjetë vjet më parë.

Kështu që më e saktë do të ishte po të shpreheshim “Shqiptarët e Triestes”.

Sipas zyrave kompetente të Bashkisë së Triestes deri më 31 korrik 2013, kjo ishte prania e shqiptarëve me banim në Bashkinë e Triestes: – nga Shqipëria: 437 meshkuj, 456 femra, gjithsej 893; – nga Kosova: meshkuj 603, femra 452, gjithsej 1055; për gjithsej 1948 njerëz siç thuhej në regjistrimet e dikurshme.

Sot, këto shifra mund të kenë ndryshuar, por vetëm pak, ndoshta me disa rritje të të ardhurve nga Kosova. Gjurmët më të vjetra që kam gjetur, jo saktësisht në Trieste, por në rrethina datojnë në 7 dhjetor 1480 kohë kur doge Giovanni Mocenigo emëron Scutarino Giovanni Duchayno si Castellano di San Servolo.

Këtu padyshim që bëhet fjalë për Gjon Dukagjinin, një nga eksponentët më të shquar të eksodit të madh nga Shkodra, që lanë vendin pas ardhjes së turqve, të cilin Republika e Venedikut e ka përcjellë me mençuri në territoret e saj “kontinentale”, ndër të tjera duke i rregulluar me kujdes, me në lidhje me formimin profesional, klasën shoqërore, gradën fisnike dhe gradën ushtarake.

Megjithatë, jemi në një zonë, e cila megjithëse fizikisht është afër qytetit, nuk ka qenë dhe nuk është as tani e afërt me të: atëherë i përkiste Serenissima-s (ndërsa Trieste jo), sot Sllovenisë.

Përveç këtij precedenti të lashtë, gjetja e gjurmëve të vendbanimeve të para shqiptare në qytet nuk ishte e lehtë; siç u tha tashmë, ata kurrë nuk janë konstituuar në komunitet dhe as nuk kanë pasur një kërkesë kombëtare referimi.

Marrëdhëniet e Triestes me Shqipërinë datojnë në shekullin e XVIII. Shqiptarët erdhën në Trieste për të bërë tregti dhe shumë për t’u vendosur atje; ndër më të famshmit “shqiptarë të Triestes” janë gjithashtu, për arsye të ndryshme, Carlo Ghega (Karl Gega) dhe me njëfarë paqartësie – edhe Domenico Rossetti.

Katolikët

Sa i përket komponentit katolik, një komunitet pakicë në Shqipëri, por pothuajse një shumicë ndër shqiptarët e parë që kanë mbërritur në Trieste, pasi vijnë kryesisht nga zona e Shkodrës (“kalaja” katolike e veriut), ka të ngjarë që ata u integruan shpejt në kishat e shumta katolike në qytet, ndoshta ato më afër lagjes së vendbanimit. Kolonia shqiptare e Triestes ishte kryesisht katolike, sepse i përkiste fiseve Mirditi dhe Klementi (të cilit vinin nga territoret përreth liqenit të Shkodrës). Familje të ndryshme të këtyre Shkodranëve kishin banuar në shtëpitë Conti në shpatin e Santa Maria Maggiore, gjë që kishte bërë që populli të caktonte një nga ato ndërtesa si “shtëpia e shqiptarëve”.

Ortodoksët

Për të realizuar ritin e tyre shqiptarët ortodoksë i drejtoheshin kishës së San Nicolò dhe Santissima Trinità, ku u pagëzua edhe Alessandro Moissi / Aleksander Moisiu, një nga aktorët më të njohur gjermanishtfolës të teatrit të fillimit të viteve 1900, i lindur në Trieste. Ndoshta më i madhi shqiptar i famshëm i kolonisë së Triestes, gjurmët e familjes së të cilit mund të gjenden qysh në regjistrimin e vitit 1865.

Myslimanët

Sa i përket botës islame, ka të dhëna për disa prani tashmë “rreth viteve 70 të shekullit të tetëmbëdhjetë të qytetarëve osmanë, duke përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, edhe nëse “Nuk ka asnjë të dhënë apo gjurmë megjithatë, për një vend të përdorur nga komuniteti për falje. Aktualisht, Qendra Islame në Via Maiolica në Trieste e cila frekuentohet pak nga shqiptarët, kryesisht me shtetësi kosovare.

Ka edhe një varrezë osmane, e cila nuk është më funksionale sepse nuk ka më hapësirë.

Nga Paolo Muner

Botuar fillimisht në italisht. Përktheu dhe përshtati “Diaspora Shqiptare”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button