LajmeSport

Shqiptari e merr në Zvicër tenistin e ri serb për t’a dërguar në Akademi

Një tenist i ri nga Kosova nga komuniteti serb, Filip Paviq (15), do të udhëtojë drejt Zvicrës në janar, në kërkim të një perspektive më të mirë.

Kjo iu mundësua nga një shqiptar nga Gjilani, i cili mësoi se Filipi nuk kishte kushte për stërvitje adekuate.

Në tre vjetët e fundit, Filipi nuk ka as trajner, por kjo nuk e ka ndalur që të fitojë mbi 30 turne dhe të zërë vendin e katërt të tenistëve më të mirë në kategorinë nën 16 vjeç.

“Fillimisht më pyeti nëse dua të pranoj të shkoj me të në Zvicër. Më ka thënë se ai do të ishte sponsori, që do të sponsorizojë gjithçka, edhe pajisjet edhe gjithçka. Unë pranova”, ka thënë Filip Paviq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button