Lajme

Shqiptari shpallet “Lojtari i muajit” për Rayo Vallekanos

Lojtari i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu i cili aktivizohet në La Liga me skuadrën Rayo Vallecano, ka arritur të kthehet në një lojtar të rëndësishëm.

Paraqitjet e Balliut kanë bërë që ai të kthehet në një lojtar titullarë, te skuadra e tij, teksa ka arritur të shënojë edhe gol.

Nga tifozët ka ardhur edhe shpërblimi për paraqitjet e lojtarit shqiptarë, ndërkohë e kanë zgjedhur si “Lojtarin e muajit” për dhjetorin.

Ka qenë vetë klubi i Rajos që ka prezantuar Balliun si fituesin e çmimit të “Lojtarit të muajit” për dhjetorin, të zgjedhur nga votat në Twitter të tifozëve për të cilët Balliu është kthyer shumë shpejt si një nga emrat më të preferuar brenda skuadrës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button