Lajme

Shqiptaro-amerikani Egzon Gashi, “Lideri i ri” në Evropë

Egzon Gashi, shqiptaro-amerikani i pranuar si “Lider i Ri” në Evropë me Fondacionin Obama në një rrëfim për Diellin shpalos për lexuesit punën e tij me Teach For Kosova (TFK), organizatë që e themeloi në vitin 2018 me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe barazisë së sistemit arsimor të Kosovës. Organizata u frymëzua nga Teach For America në Shtetet e Bashkuara. Synimi kryesor në “Fellowship” i Egzon Gashit është që të përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
NJË “LIDER I RI” SI EGZON GASHI
Egzon Gashi, një shqiptaro-amerikan që jeton dhe punon në Kosovë, së fundmi u pranua të jetë “Lider i Ri” në Evropë me Fondacionin Obama – një fondacion i themeluar dhe i udhëhequr nga ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama. Egzoni është përzgjedhur për këtë Fellowship prestigjioze për shkak të punës së tij me Teach For Kosova (TFK), organizatë që ai e themeloi në vitin 2018 me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe barazisë së sistemit arsimor të Kosovës. Pasi jetoi në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij për 26 vjet, Egzoni u kthye në Kosovë për të zhvilluar TFK-në. Organizata u frymëzua nga Teach For America në Shtetet e Bashkuara.
“TEACH FOR KOSOVA” DHE NEVOJA PËR REFORMIMIN E SISTEMIT ARSIMOR NË KOSOVË
Teach For Kosova, e themeluar në vitin 2018, rekruton 20-25 liderë të rinj në Kosovë çdo vit për një Fellowship dy vjeçar për mësimdhënie dhe zhvillim të lidershipit. TFK fillimisht i trajnon Fellows e saj në një trajnim intensiv veror 5-javor, më pas i vendos ata si mësues të rregulltë për një periudhë dyvjeçare. Gjatë periudhës së tyre mësimore dyvjeçare, TFK ofron zhvillim të vazhdueshëm profesional, trajnime mujore dhe takime 1:1 për secilin Fellow të programit.
Afatgjatë, TFK synon që Fellows që përfundojnë programin dy vjeçar të bëhen avokues të përjetshëm për një sistem arsimor cilësor në Kosovë. TFK-ja më tej i mbështet Fellows e programit për të zhvilluar iniciativa në arsim dhe për të vazhduar kontributin e tyre në sistemin arsimor të Kosovës edhe pas Fellowshipit. Qëllimi i organizatës është që të ketë shumë lider (Fellows) që zgjidhin shumë probleme arsimore njëkohësisht. TFK beson se vetëm kur të ndodhë kjo mund të shohim përmirësime dramatike në sistemin arsimor.
NJË SUKSES SHQIPTAR NË “OBAMA FOUNDATION FELLOWSHIP”
Për të aplikuar në Fellowship të Obama Foundation, duhet të emërohesh nga dikush. Egzoni është nominuar nga rrjeti global Teach For All. Ky rrjet mbështet Teach For Kosova, dhe 62 partnerë të tjerë anembanë botës në zhvillimin dhe udhëheqjen e organizatave të tyre përkatëse. Stafi i Teach For All në Evropë e nominoi për Fellowship, dhe Fondacioni dërguan një aplikacion online për të aplikuar. Procesi i aplikimit ishte fillimisht një përshkrim i detajuar i punës së Teach For Kosova, dhe pastaj një intervistë me disa përfaqësues të Obama Foundation. Për vitin 2022, 36 liderë në të gjithë Evropën u zgjodhën për Fellowshipin gjashtëmujore. Stafi i fondacionit i kontaktoi të gjithë Fellows në fillim të dhjetorit me lajmin, por nuk është bërë publike deri më 18 janar. Atë ditë, Fellows i bënën njoftimet e tyre, bashkë me Obama Foundation dhe Presidentin Barack Obama. Për shkak të pandemisë Covid-19, programi është online. Fellows takohen në Zoom dy herë në javë dhe kanë biseda aktive në platforma të ndryshme të mediave sociale. Fellowship-i përbëhet nga 6 muaj seanca të zhvillimit të lidershipit, takime me lider në të gjithë Evropën, dhe takime 1:1. Gjithashtu ka detyra që Fellows të kryejnë çdo muaj.
SHANS PËR TË PËRFAQËSUAR KOSOVËN NË “FELLOWSHIP” TË OBAMA FOUNDATION
Në nivel personal, Egzoni ka tre synime për Fellowship. E para është ta përfaqësoj Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë Fellows e programit të fondacionit janë nga Evropa, dhe është e rëndësishme që Fondacioni Obama e konsideron Kosovën në të njëjtin nivel me të gjitha vendet e tjera; kjo nuk është e vërtetë në shumë institucione aktuale të nivelit evropian. Egzoni beson që pjesëmarrja e tij në këtë Fellowship, dhe suksesi në Fellowship, mund të lërë një përshtypje pozitive si te Fondacioni Obama ashtu edhe te liderët dhe institucionet e rëndësishme në mbarë Evropën.
Qëllimi i dytë i Egzonit për Fellowship është të shtyj përpara misionin e Teach For Kosova, në një nivel shumë më të gjerë. Përderisa TFK është një organizatë lokale me fokus në përmirësimin e arsimit në Kosovë, ajo është gjithashtu pjesë e një rrjeti më të gjerë prej 62 partnerësh në mbarë botën. Pjesëmarrja në Fellowship do t’i japë Teach For Kosova një shtrirje të konsiderueshme, dhe do të sjellë investime të reja në organizatë dhe do të vë në pah punën që TFK ka bërë deri më tani.
Një synim i tretë i Egzonit për Fellowship-in e Fondacionit Obama është zhvillimi në nivel personal. Programi synon të identifikojë liderët në të gjithë Evropën dhe t’i mbështesë ata për të zhvilluar më tej lidershipin e tyre, si dhe programet që ata udhëheqin. Egzoni ndihet me fat që është pjesë e këtij grupi dhe beson se njohuritë që merr dhe kontaktet që do ti krijon do të jenë të përjetshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button