Lajme

Shtyhen disa fluturime nga Aeroporti i Prishtinës për shkak të mjegullës

Mjegulla e cila ka përfshirë zonën e Aeroportit të Prishtinës ka shkaktuar telashe në fluturimet nga ky Aeroport.

Në mesin e linjave të cilave u janë shkaktuar vonesa janë ato për Basel dhe Vjenë.

Ndërkohë që mësohet se një aeroplan i kompanisë ‘Wizz Air’ i cili nga Vjena kishte destinacion Kosovën është detyruar të aterojë në Shkup.

Derisa nga Kompania ‘Easy Jet’ është mësuar se udhëtarët që kanë pasur të udhëtojnë prej Prishtinës në Basel, po dërgohen me autobusë në Shkup, prej ku nesër do të nisen drejt Baselit, shkruan tutje Albinfo.ch.

Ndërkohë një udhëtar që kishte për tê fluturuar nga Prishtina drejr Baselit tha për Albinfo.ch se tash e diaa orë është duke pritur në Aeroportin e Prishtinës.

“Jemi prej orës 18:00 tu prit ne aeroport. Fluturimin e kemi pas ne orën 19:30 dhe u anulua. Deri tash askush nuk na ka dhënë askush asnjë informacion. Jemi me fëmijë të vegjël dhe askush nuk jep përgjegjësi. Tash dikush na thotë me na dërgu ne Shkup ne hotele dikush na thotë ne hotele ne Prishtine. Askush nuk dine kah me ia mbajt. Tash po presim këtu derisa te na japin një përgjigje”, thotë Mentor Nushi nga Gjakova.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button