Lajme

Si e bindi SHBA Kinën që të abstenojë në rezolutën kundër Rusisë

Pak çaste më parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka kaluar rezoluta e SHBA-së dhe Shqipërisë që dënonte agresionin rus ndaj Ukrainës.

KJo pasi Rusia përdori veton, por shumëkush u befasua me abstenimin e Kinës, një aleat i Rusisë dhe kundërshtar i SHBA-së.

BBC shkruan se SHBA me aleatë do ta shohin si fitore abstenimin e Kinës.

Sipas raportimeve, Kina u bind pasi u ndryshuan disa fjalë në rezolutë për t’u përdorur fjalë më të buta.

Për shembull në vend të fjalës “dënim” u përdor fjala “dëshpërim” si dhe u largua një pjesë që i referohej presidentit Putin.

Megjithatë, vlerësohet humbje fakti se India dhe Emritatet e Bashkuara Arabe po ashtu abstenuan e nuk votuan pro.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button