HistoriLajme

Si mori fund Perandoria Osmane? Roli Mehmet Ali Pasha dhe i borxhit të jashtëm

Në vitin 1831 valiu i Egjiptit me origjinë shqiptare Mehmet Ali Pasha filloi kryengritjen dhe përpjekjen për tu shkëputur nga Perandoria Osmane. Kjo e fundit e frikësuar tej mase, në vitin 1832 dërgoi në Londër si ambasador të jashtëzakonshëm Mehmet Namik Pashën, me qëllim për të siguruar nga Britania e Madhe mbështetje ushtarake. Por pavarësisht këtyre bisedimeve, Londra preferoi ta linte shtetin osman në panik, për të shtuar ndaj tij koncensionet politike dhe ekonomike. Këtë situatë e shfrytëzoi Rusia, e cila kundrejt ndihmës karshi Mehmet Ali Pashës i imponoi perandorisë nënshkrimin e një marrëveshje politike-ekonomike me 8 korrik 1833 në Hunkar Iskelesi.

Kjo e beri xheloze Britaninë, që për të thyer influencën ruse tek osmanet dhe për të kontrolluar rrugët tregtare të Lindjes e shtoi presionin ndaj perandorisë.

Në pranverë të 1838 filluan të qarkullonin fjalë se Mehmet Ali Pasha do të mësynte drejt Stambollit. Perandoria Osmane e trembur sepse nuk mund t’i bënte dot ballë ushtarakisht një sulmi të tillë, u detyrua që për të fituar mbështetjen britanike të nënshkruante me të më 16 gusht 1838 marrëveshjen e Balta limanit. Kjo u pasua me shpalljen e reformave të Tanzimatit më 3 nëntor 1839, që pati një ndikim të madh në fushën e ekonomisë.

Në këtë periudhë (1839-1846) ajo nënshkroi me disa shtete europiane marrëveshje tregtare. Një gje e tillë bëri që tregu osman të përmbytej nga mallrat e huaj të këtyre vendeve. Ndërkohë që eksporti i saj drejt europës ishte minimal.

Në vitin 1854, 16 vite nga marrëveshja me britanikët ekonomia osmane ishte ne krizë dhe për këtë arsye, për herë të parë filloi të merrej borxh i jashtëm. Por për shkak të keqmenaxhimit brenda pak vitesh 51% e të ardhurave vjetore do të shkoi për të paguar këtë borxh. Aq sa 21 vite me pas, në vitin 1875 shteti osman shpalli falimentin financiar.

Pjesa tjetër e historisë është e ngjashme me një të moshuar, të cilin borxhlinjtë dhe fëmijët përpiqen ta mbajnë gjallë, deri sa t’i marrin firmën dhe të bien dakord për ndarjen e trashëgimisë.

Nga Dr. Hasan Bello

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button