Lajme

Sipas neurologëve, me 4 hapa fare të thjeshtë, mund të jeni më të lumtur se dje

Këshillat që do të shihni më poshtë, vijnë nga neurologët dhe nëse i lexoni më vëmendje dhe aplikoni më pas, mund të jeni realisht më të kënaqëur (lumtur) se një ditë më parë.

Bëjini vetes tuaj pyetje kur ndiheni të mërzitur.

Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.

Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja.

Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.

Merrni vendime.

Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a keni.

Krijoni kontakte me njerëzit.

Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më i lehtësuar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button