Lajme

Skiatori kuqezi në Olimpiadë, Denni Xhepa: Gjithë Shqipëria është me mua

Nga flamuri kuqezi i marrë në dorëzim për Olimpiadën Pekin 2022, te parakalimi në Lojërat Dimërore, Denni Xhepa nuk është si 18-vjeçarët normal
Me vëllain e tij Sildin në detyrën e trajnerit, talenti shqiptar i skive i ka të qartë objektivat, edhe pse merr pjesë në eventin e parë të këtij lloji.

“Ne si objektiv kemi të bëjmë një garë sa më të mirë, të jemi brenda 30 më të mirëve. Është hera e parë për Dennin”, thotë për A2 CNN vëllai i tij trajner, Sildi.

“Është e vështirë një medalje për mua, por brenda 30-ve do të ishte shumë mirë”, pohon atleti i ri që na përfaqëson në Pekin.

Regjimi në Fshatin Olimpik është mjaft strikt, edhe sepse kërkohet që kësaj eksperience ti merret maksimumi. “Jemi këtu ne fshat, mbyll këtu, vetëm stërvitje dhe ushqyerje, pastaj flemë, asgjë më shumë, jemi të gjithë këtu për një medalje”, shprehet ai.

Si sportisti i vetëm që përfaqëson ngjyrat kuqezi në Lojëra, skiatori është i vetëdijshëm se do të ketë vëmendjen e gjithë shqiptarëve.“E di që e gjithë Shqipëria është me mua, do mundohem me gjithë fuqitë që kam”, thotë ai.

Denni Xhepa do të garojë në sllallomin gjigant më 13 shkurt dhe në datën 16 në sllallom

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button