LajmeSport

Skiatorja Kiana Kryeziu edhe një hap drejt Olimpiadës

Lajme fantasike kanë ardhur nga përfaqësuesja e Republikës së Kosovës e cila po merr pjesë në garat ndërkombëtare në Kronplatz të Italisë.

Kiana Kryeziu ka arritur rezultatin e katërt, rezultat i cili e dërgon para edhe një hap drejt Olimpiadës. Tani mjafton vetëm edhe një rezultat i tillë dhe Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj të parë femër në Lojërat Olimpike Dimërore!

Rezultate shumë të mira në një konkurrencë të fortë, tregoi edhe Arba Pupovci me 241 pikë të FIS.

Federata Skitare e Kosovës i ka uruar suksese skiatores Kryeziu e cila me mjeshtri po vazhdon të udhëhiqet nga selektori, Agim Pupovci.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button