Lajme

Sot “E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

Koalicioni “E zeza në të bardhën” në konferencën e sotme për shtyp në orën 12:00 do të prezantojë planin për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi.

Siç është bërë e ditur nga Lëvizja Qytetare URA, në media do të flasin lideri i asaj partie, zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Asociacionit të qytetarëve të CIVIS-it, Sërgja Paviçeviq.

Kryesia e URA-s do të propozojë formimin e një qeverie të pakicës.

Ndryshe, në konferencës e sotme, pritet që të jepen detaje të ndryshme, ndër to edhe pritet të konfirmohen se ky koalicion do ta kandidojë Dritan Abazoviqin për kryeministër.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button