Lajme

Studentja shqiptare kandidate për çmimin studentja më e mirë ndërkombëtare

Studentja nga Durrësi, Claudia Buci – u nominua nga Universiteti HAW Hamburg me çmimin DAAD, studentja më e mirë ndërkombëtare për vitin akademik 2020-2021.

Claudia përfundoi diplomën e saj Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore nga Universiteti HAW Hamburg në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe tani është duke i çuar më tej njohuritë e saj në programin Master në të njëjtin universitet.

Ajo ka qenë aktive në programin weBuddy të Byrosë Ndërkombëtare dhe prej vitesh ofron këshilla vullnetare për të rinjtë në Bahnhofsviertel në Wilhelmsburg dhe gjithashtu ndihmon si përkthyese.

Ndoqi gjimnazin jopublik “Top School” në Durrës dhe prej 5 vitesh jeton ne Gjermani.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button