Lajme

Takimi me Ramën, Blinken: ShBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, priti në një takim në Uashington, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Rama-Blinken festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ShBA-Shqipëri.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se Sekretari Blinken i shprehu kryeministrit Rama mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin e fortë të Shqipërisë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për pranimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndërsa Sekretari Blinken, në një postim në Twitter pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, shkruan se “me kënaqësi prita Kryeministrin Edi Rama për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”./tvklan

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button