Lajme

Takohen Edi Rama dhe Antonio Guterres, delegacioni shqiptar do të udhëtoj drejt Washingtonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij të parë gjatë vizitës katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama nuk ka publikuar pamje të takimit në Facebook por nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së tij.

Sot delegacioni shqiptar pritet të udhëtojë drejt Washingtonit, ku me rëndësi të veçantë është takimi me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur nga SHBA si vendi bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës ku ka të drejtë të iniciojë diskutime për këtë çështje.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button