Lajme

Të enjten Netflix flet arbërisht

Për herë të parë në histori platforma më e madhe transmetimit me pagesë Netflix do të shfaq filmin Arbëria të regjisores me origjinë arbëreshe Francesca Olivieri. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia kinematografike “Open Fields Productions” e cila në faqen e saj facebook shkruan “Krishtlindjet po afrojnë dhe surprizat e para po vijnë: nga 23 dhjetori “Arbëria” është në Netflix!. Filmi me regji nga Francesca Olivieri fitues i çmimit të publikut në Festivalin e Filmit Dea të Tiranës”.

Arbëria, filmi i parë i Olivierit dhe filmi i parë në gjuhën arbëreshe në histori. Është, historia e një kthimi në origjinë, historia e një gruaje, Aida, e cila kthehet në vendlindjen e saj. Aida, nuk është një emër jo i rastësishëm, është një përshtatje nga arabishtja e Ayda – “ajo që kthehet”, “vizitore”. Filmi është në histori biografike është historia e vetë regjisores Françeska, rolin e saj ja ka besuar Katerina Misasit (aktorja kryesore, gjithashtu me origjinë arbëreshe).

Arbëria është historia e atij të riut që shkon të kërkojë fatin e tij në qytetin e madh, duke u larguar nga fshati me premtimin se do të kthehet atje vetëm në rast nevoje ekstreme (në këtë rast funeral).

“ Gjashtë vite më parë dikush mu prezantua e më tha “Unë vij nga Vaccarizo Albanese”, unë iu përgjigja menjëherë

“Ah! Ti je shqiptar!”.

“Jo, kalabrez si ju!” – shtanga.

Me një siklet dhe turp të jashtëzakonshëm vrapova të kërkoj në google “Vaccarizzo Albanese” dhe aty më hapet një botë (tjetër). Në fakt, zbuloj se ky fshat i vogël ekziston vërtet në Kalabri, në provincën e Kozencës – vetëm 183 km nga qyteti im (fati konspirativ) – në anën lindore të Silës greke. Historia e themelimit të saj dhe e komunave të tjera fqinje duhet të tregohet, të njihet dhe të njihet dhe meriton fjalët hapëse par excellence të “një herë e një kohë..”

Forca e këtyre komuniteteve bazohet në memorie, një kujtim që përcillet nga gratë arbëreshe, bashkë me gjuhën, zakonet, traditat dhe kulturën”, kështu e shpjegon nisjen e aventurës së saj me filmin Arbëria, Francesca Olivieri – e lindur në Piemonte, por me origjinë nga fshati arbëresh, San Costantino Albanese, në kufirin mes Kalabrisë dhe Bazilikatës, e zhytur në zemrën e gjelbër të Pollinos.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button