Lajme

Tërmkolli: Shqiptarët kanë dy liderë, Rugovën e Berishën, tjerët janë kryetarë partish, kryeministra ose presidentë

Ish-zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

Ajo tha se shqiptarët kanë dy liderë, Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën, transmeton Klankosova.tv.

“Shqiptarët kanë dy liderë, dy prijës kombëtarë që e bënë historinë e shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha. Tjerët janë kryetarë partish, kryeministra ose presidentë!” shkroi Tërmkolli në një postim në Facebook.

Tutje ajo tha se secili ka vlerën e vet politike.

Delegatët e pranishëm në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, votuan këtë të shtunë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha.

Kanë votuar 4491 delegatë, prej të cilëve pro shkarkimit 4446. Kundër 36 dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë të pavlefshme.

Megjithatë, fjala e fundit i mbetet referendumit të thërritur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button