Lajme

“The Albanian code” përfundon me sukses turin e shfaqjeve në Shqipëri

Ka përfunduar maratona e shfaqjes në Shqipëri të filmit dokumentar “The Albanian code” (“Kodi shqiptar”) prodhuar nga Katzir Production i Yael Katzir e Gady Castel.

Një falenderim simbolik në një gjuhë që e njohin dhe e kuptojnë të gjithë, gjuhën e kinemasë, për popullin shqipar.

Producenti Gadi Castel dhe regjisorja e filmit Yael Katzir gjatë prezantimit të filmit në qytete të ndryshme të Shqipërisë u shprehën se nëpërmjet këtij filmi duan ti thonë akoma dhe një here Faleminderit Popullit Shqipar për mikëpritjen dhe ndihmën e madhe që u dhanë hebrenjve duke i shpëtuar nga kampet e përqendrimit naziste.

Gadi Castel është një producent filmash dokumetarë, aktiviteti i te cilit shtrihet midis Izraelit dhe Italisë, me një karrierë mëse pesëdhjete vjeçare.

Touri shqiptar u mundësua me ndihmën e Ministrisë së Jashtme të Israelit, mbështetjes institucionalë të Ambasadës së Israelit në Tiranë dhe ndihmës së “Integra Onlus” që nga përkthimi në shqip dhe titrimin si edhe me shoqërimin kudo neper Shqiperi te Gady Castel nga Presidentja Klodiana Çuka Presidente edhe e Bridge for the Future Albania Foundation

Dokufilmi “Kodi shqiptar” është paraqitur në 2019 në Shqipëri në praninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, 5 ministrave e 12 ambasadorëve dhe ngjalli një duartrokitje të zgjatur 5-minutëshe të publikut, i cili asistoi në një shfaqje emocionuese. Me atë rast lindi ideja e Klodiana Çukas për vendosjen e nëntitujve italisht (shërbim përmbushur nga Integra Onlus) për ta kthyer dokufilmin në të shikueshëm në Itali, nën një binjakëzim ideal të rrugëtimit historike e ngjarjeve të lidhura që shohin dy vendet e Adriatikut të lidhur jo vetëm gjeografikisht.

Për herë të parë filmi dokumentar duhet të shfaqej në Romë të Italisë në 24 shkurt 2020 pranë sallës prestigjioze të Diskotekës së Shtetit. Shfaqja do të mundësohej nga bashkëpunimi i Integra Onlus, drejtuar nga italo-shqiptarja Klodiana Çuka, me Lidhjen Italiane të të Drejtave të Njeriut (LIDU Onlus), Integra solidale, Ambasadën e Shqipërisë në Romë, shoqatën kulturore Ipathia, TMP, Meditenere, PoloBiblo Muzeal i rajonit të Puljas, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Akademia e Minervës. Fatkeqësisht përputhja e datës me nisjen e mbylljes së mjediseve publike në Itali prej pandemisë Covid-19 e bëri të pamundur shfaqjen.

Për filmin

Viti 1943: Italia kapitullon para Aleatëve me armëpushimin e 8 Shtatorit dhe nazistët nisin të vrasin ushtarët italianë, konsideruar si dezertorë, kudo që i gjejnë. Popullsia shqiptare refuzon t’i përmbahet urdhrave të pushtuesit nazist për të dorëzuar hebrenjtë rezidentë brenda kufijve të vendit. Merr shkas prej kësaj historie filmi dokumentar “The Albanian code” (“Kodi shqiptar”) prodhuar nga Katzir Production i YaelKatzir e Gady Castel për Konferencën mbi Rivendikimet.

Shqipëria, popullsia e së cilës është mbi 70% e fesë myslimane, i bindet një kodi nderi të quajtur “besa”, sipas të cilit vdekja është më e preferueshme sesa kthimi i kurrizit ndaj një personi në nevojë. Besa shtrihet deri në faktin se shqiptari ndihmon këdo që paraqitet në nevojë para derës së tij, edhe kur ky është armiku i tij kryesor. Në atë çast historik vetë mbreti Zog ndërhyri personalisht. Duhet kujtuar se bashkësia hebraike në Shqipëri ishte shumë e vogël (rreth 200 vetë) dhe numri i hebrenjve të shpëtuar ishte shumë më i madh. Mijëra të tjerët që u shpëtuan kishin mbërritur në Shqipëri nga Serbia, Maqedonia, Kroacia e Mali i Zi, të ndërgjegjshëm se në këtë vend kishin shpresë t’i mbijetonin persekutimeve naziste.

Në Shqipëri hebrenjtë nuk u trajtuan si refugjatë por si miq. Janë mbi 2000 hebrenjtë (numri përfshin edhe ata që mbërritën në vend) që u mbrojtën e u shpëtuan nga vdekja e sigurt. Me aq sa dimë, asnjë çifut i vetëm në Shqipëri nuk iu dorëzua nazistëve. “Besa” përshkruhet në një kod të shkruajtur në shekullin XV por ka rrënjë historike më të thella. Fjalë për fjalë do të thotë “të mbash një premtim”. Kush vepron sipas besës është dikush që mban fjalën e dhënë, dikush të cilit mund t’i besohet jeta vetjake dhe ajo e familjes. Gjatë Holokaustit kodi shqiptar i besës u zbatua nga ata që ndihmuan e mbrojtën më pak fatlumët, mes të cilëve mijëra hebrenj. Ky film dokumentar ofron një këndvështrim të gjerë të këtyre heronjve pak të njohur dhe në të njëjtën kohë jep perspektiva në vetën e parë përmes rrëfimit të të shpëtuarve e të shqiptarëve që i ndihmuan. “Kemi të bëjmë me një udhëtim për t’i thënë faleminderit popullit shqiptar, i cili u soll ndryshe krahasuar me gjithë Evropën” pohon regjisori.

Ky akt shpëtimi përbën një shembull unik solidariteti njerëzor, tepër aktual edhe sot,i cili shkon përtej besimit fetar dhe nuk ka homologë në krejt globin. Përveç çifutëve, popullsia shqiptare, mbështetur prej autoriteteve civile, fshehu e mbrojti dhjetëra mijëra ushtarë italianë e refugjatë.

Për regjisorin

Gady Castel është një izraelit me origjinë italiane. Regjisor e producent prej 50 vjetësh, ka mbi shpinë një seri të gjatë mbi 65 dokumentarësh e nismash serish televizive, mes të cilave përmendim dokumentarin “Shtëpia e fëmijëve”, nga i cili është frymëzuar seria transmetuar në RAI “Lufta ka mbaruar”. Dokumentari i tij “Të rilindësh në Pulja” është paraqitur me sukses në shumë lokalitete të Puljas (mbi 20) e qytete të tjera italiane (Romë, Milano, Torino, Xhenova mes të shumtave). Dokumentari i tj “Shtëpia e fëmijëve” vazhdon të paraqitet në lokalitete të ndryshme të Italisë dhe të transmetohet në rrjetin TV Rai Storia. Për veprimtaritë kulturore mes Italisë e Izraelit është nderuar me titullin e Kavalierit të Republikës Italiane nga presidenti Napolitano. Jeton e punon në një kibutz në Izrael.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button