Lajme

“The Guardian” promovon “Butrintin grek” / Deformimi i historisë tani bëhet edhe ndërkombëtarisht

Butrinti qytet grek apo Ilir ? Kush e themeloi grekët apo fisi i Kaonëve ? Kaonia në vetëvete kishte mbi 60 qytete me kryeqendër ”FOENIKIAN”.

Shqipëria është destinacioni i britanikëve për vitin 2022 sipas prenotimeve turistike, shkruan “The Guardian”. Infrastruktura është përmirësuar dhe eksploruesit kërkojnë vende të cilat nuk janë të populluara nga turmat e turistëve.

Lajm i mirë për turizmin shqiptar, por jo për historinë tonë e cila vazhdon të jetë objekt i pasaktësive të përsëritura nga mediat angleze.

“The Times” kohë më parë botoi një shkrim me titull “Gërmimet zbulojnë të shkuarën greke të qytetit antik shqiptar”, duke pretenduar se Butrinti është qytet grek.

Të njëjtin gabim ka përsëritur “The Guardian” në shkrimin e saj  për vendet që ofron Shqipëria ku në njërin prej paragrafëve “Pikat historike të Shqipërisë” shkruan:

“Gërmoni në të kaluarën e pasur të Shqipërisë duke vizituar qytete dhe fortesa në majë të kodrave si Kruja, kryeqyteti i parë i vendit, apo Gjirokastra dhe Berati. Rrënoja greke dhe romake ka edhe në Apolloni dhe Butrint.”

Për çështjen e të pasurit ose jo identitet grek Butrinti, nuk kanë munguar asnjëherë qendrimet zyrtare të bazuara në fakte të arkeologut të njohur Neritan Ceka.

“Diletantizmi dhe megallomania bëhen kompromentuese për dokumentin veçanërisht për termat e përdorura kuturu, por me rrezikun e interpretimit politik. Butrinti dhe qytetërimi i tij cilësohen grek dhe romak, ndërkohë që Butrinti nuk është koloni helene si Apollonia, Dyrrahu dhe Oriku, që cilësohen nga autorët antikë dhe historia moderne si greke” shkruan arkeologu Neritan Ceka.

Gjate verës së vitit 2020 ka qënë politikani italian, Vittorio Sgarbi ai që krijoi polemika dhe debate të shumta pasi e cilësoi Bylisin qytetërim grek. As atëhere historiani që ka qënë pjesë e gërmimeve të bëra në Bylis nuk anashkaloi debatet në studiot televizive me italianin.

Teksa postoi një foto me Bylisin në sfond, Sgarbi shkruante se pamja pas është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

“Në Bylis, në Shqipëri, midis mbetjeve arkeologjike të qytetit grek të panjohur,”-shkruan ai.

Lidhur me deklaratën e tij, arkeologu Neritan Ceka ka “shpërthyer” në reagimin e tij duke fajësuar për gafën e Sgarbit, ministren e Kulturës, Elva Margariti.

“Kush do ia ketë thënë Sgarbit që Bylis është grek? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një here zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen!,”-shkruan Neritan Ceka.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button