Lajme

Themelohet dega e “Illuminatit” bavarez në Shqipëri

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Iluminatit Botëror. Më datën 29 janar është themeluar në vendin tonë dega e “Illuminatit”. Me dekret të posaçëm të ‘Grand Assembly of the Brotherhood of Light’, u miratua themelimi i Iluminatit në Shqipëri, i cili zhvilloi takimin e tij të parë në një ceremoni solemne në kuadër të Kolegjit “Karl Gega”, ku morën pjesë përfaqësues nga rajoni dhe bota. Personalitetet shqiptare, të cilët deri tani kanë qenë pjesë e Iluminatit botërorë, tani janë themelues dhe anëtarë të Iluminatit Shqiptarë.

“Lozha “Karl Gega”, realizon ëndrrën e shumë njerëzve të shquar dhe patriotëve të ndershëm, të cilët ndër dekada kanë luftuar për sjelljen e dritës së vërtetë të Iluminatit në Shqipëri.

Misioni i kësaj Lozhe është dhënia e një kontributi më të vyer për lirinë, demokracinë, zhvillimin, integrimin euro-atlantik të vendit dhe promovimin e mëtejshëm të historisë dhe të kulturës sonë kombëtare. Karl Gega ishte dhe mbetet një shqiptar i madh, një arkitekt gjenial dhe një pishtar drite, që na frymëzon në rrugën e re iluministe.

Në përbërje të Iluminatit shqiptar, ka figura të shquara, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në institucione publike e private, duke qenë shembullorë në zbatimin e ligjeve të vendit dhe ruajtjen më të mirë të vlerave të familjes.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button