Lajme

Togerja shqiptare shpallet studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll

Ministri i Mbrojtjes ne Kosove, Armend Mehaj, ka njoftuar se togerja Liridona Batfjari-Jashari, është shpallur studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll.

Ajo pranoi këtë çmim në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Turqi.

Mehaj u shpreh krenar për gratë dhe vajzat ushtarake të Kosovës dhe i uroi suksese studentes.

Njoftimi i plotë:

Shumë krenar me gratë dhe vajzat tona ushtarake!
Sot, oficerja jonë, Togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Stamboll, u shpall Studentja më e mirë ndërkombëtare.

Togere Baftjari- Jashari ka hyrë edhe në historinë e këtij instituti si oficerja e parë ndërkombëtare me një sukses të tillë!
Shumë urime Togere dhe të gjithë jemi shumë krenar me ty!
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button