Lajme

Trump: Të vendosim flamujt kinezë te aeroplanët tanë dhe të bombardojmë Rusinë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që amerikanët thjesht duhet të mbulojë aeroplanët luftarakë me flamuj kinezë dhe të sulmojë Rusinë, duke thënë se kjo do t’i shtyjë rusët dhe kinezët të luftojnë njëri-tjetrin.

Duke iu drejtuar donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan mbrëmë në New Orleans, Trump iu referua sërish luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kështu që ai parashtroi idenë se do të ishte mirë që SHBA-ja të maskonte aeroplanët luftarakë F-22 me flamuj kinezë dhe të bombardonte “m… rus”, sipas një audio-regjistrimi audio të publikuar nga gazetari i Washington Post, Josh Dawsey.

“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë, ne jo. Pastaj ata fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe ne ulemi e shikojmë”, shtoi Trump.

“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA-së në shekullin XXI që Rusia nuk sulmoi askënd”, përfundoi ai.

Në prag të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Trump lavdëroi Vladimir Putinin, duke e quajtur atë një gjeni, e cila gjë shkaktoi reagime të ashpra tek demokratët dhe disa republikanë të shquar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button