Lajme

Turqia përsërit qëndrimin: Nuk i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë

Turqia përsëriti edhe njëherë qëndrimin se nuk ka ndërmend që t’iu bashkohet sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë në lidhje me sulmi që kjo e fundit ka ndërmarrë në Ukrainë, nën pretekstin e një “operacioni special”.

Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në forumin diplomatik të Antalias, pjesë e të cilit më herët ishin dhe ministrat e Rusisë dhe Ukrainës, Lavrov e Kuleba.

“Ne besojmë se sanksionet nuk e zgjidhin problemin. Le të marrim për shembull çështjen e hapësirës ajrore. Sipas Konventës së Montreaux ne nuk kemi asnjë fuqi që ta mbyllim atë. Ky është një detyrim ligjor”, tha Cavusoglu.

Turqia ka thënë vazhdimisht se nuk kishte ndërmend t’i bashkohej sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë që të mos dëmtonte ekonominë e saj dhe të mbante derën e hapur për dialogun.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button