BotaLajme

Ukraina ngacmon Rusinë për rënien e Bashkimit Sovjetik: Gëzimi më i madh i shekullit XX

Faqja zyrtare e Ukrainës në Twitter ka publikuar një postim për ta shënuar ose, thënë më mirë, për ta festuar rënien e Bashkimit Sovjetik, duke e përshkruar këtë ngjarje si “gëzimin më të madh gjeopolitik të shekullit XX”.

“Sot, 30 vite më parë, ra Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Gëzimi më i madh gjeopolitik i shekullit XX”, shkruhet në postim. Postimit i është bashkëngjitur edhe një video e shkurtër, në të cilën shihet ulja e flamurit të BRSS-së.

Sidoqoftë, duket se jo të gjithë ishin gëzuar nga rënia e BRSS-së. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, para disa ditëve e “vajtoi” shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, duke e cilësuar “vdekje të Rusisë historike”.

“Ky ishte disintegrim i Rusisë historike nën emrin e Bashkimit Sovjetik”, tha presidenti rus në një dokumentar të quajtur “Rusia – Historia e Re”, që u transmetua në televizionin shtetëror më 12 dhjetor.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button