Lajme

Ura historike në Holandë do të çmontohet për të lejuar kalimin e jahtit të Jeff Bezos!

Ura historike prej çeliku në qytetin port holandez të Roterdamit do të çmontohet pjesërisht për të lejuar kalimin e një superjahti të ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Jahti gjigant i Bezos me vlerë 430 milionë euro është shumë i madh për urën ikonike Koningshaven dhe për të kaluar mënyra e vetme është çmontimi i saj.

“Është rruga e vetme për në det, dhe nuk ka alternativë tjetër përveç se ta çmontojmë një pjesë të saj” ka thënë një zëdhënës i kryebashkiakut të Roterdamit.

Procesi do të zgjasë disa javë dhe pritet të ndodhë këtë verë.

Ura ikonike daton nga viti 1878 dhe u rindërtua pasi u bombardua nga nazistët në vitin 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button