Lajme

Ushtaraku më i lartë Amerikan uron FSK’në në Ditën e Pavarësisë

Ushtaraku i lartë amerikan Mark Milley, i ka dërguar një letër Komandantit të FSK’së, Bashkim Jasharit, të cilit i ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) për festën e Ditës së Pavarësisë.

Në letrën e tij, Mark Milley, ka lavdëruar përparimin që ka bërë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu ai ka theksuar se ushtria e SHBA’së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë në mes të forcave amerikane të sigurisë dhe atyre të Kosovës në kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet.

Letra zyrtare e ushtarakut amerikan Mark Milley:

I nderuar Gjeneral Jashari,

Urime juve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për festën e Ditës së Pavarësisë.

Në këtë përvjetor të veçantë, lavdëroj përparimin që keni bërë gjatë tranzicionit në forcë mbrojtëse territoriale multietnike.

Ju inkurajojmë që të vazhdoni me përkushtimin tuaj për të krijuar një forcë që mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit.

Urimet më të mira në këtë rast të veçantë.Sinqerisht,
MARK A. MILLEY
Gjeneral, Ushtria Amerikane.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button