Lajme

Ushtria serbe stërvitet afër Bujanocit për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën

Ushtria Serbe është duke zhvilluar trajnime në bazën Jug në afërsi të Bujanocit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, këto trajnime janë për realizimin e detyrave për sigurimin e vijës kufitare me Kosovën dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore.

“Trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe ruan dhe përmirëson gatishmërinë luftarake për zbatimin efikas të detyrave përgjatë vijës kufitare me Kosovën, në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë së Serbisë dhe KFOR-it, me qëllim të sigurimit të një paqeje, sigurie dhe mjedis për të gjithë qytetarët në këtë pjesë të Serbisë”, thuhet në njoftimin Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, transmeton Klankosova.tv

Këto trajnime, sipas MPS-së thuhet se po realizohen me simulator të fushëbetejës, simulator mjekësor dhe trajnerë për qitje nga armët e këmbësorisë.

“Në atë mënyrë, siç thuhet, me shpenzime minimale të mjeteve materiale sigurohet trajnim i lartë i ushtarëve dhe oficerëve për realizimin e detyrave të zjarrit dhe taktike në mjedis real”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button