Lajme

Veljko Odalloviq: Në kohën e Thaçit, Haradinajt e Hotit e kemi bërë këtë gjë në Kosovë, ndërsa tani me Kurtin jo!

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit serb dhe ish funksionar i lartë në Kosovë në kohën e Sllobodan Millosheviqit, Veljko Odalloviq, ka deklaruar se Komisioni Republikan i Zgjedhjeve është i gatshëm të mbajë referendum në Kosovë për ndryshimet kushtetuese në Serbi, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po e përkeqëson situatën”.

Ai ka përkujtuar se zgjedhjet serbe në Kosovë janë zhvilluar pa problem në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit, por se Kurti është ai që punon ndryshe.

“Është ai që i ka ndërprerë kontaktet me OSBE-në, me të gjithë. Ai po mundohet të detyrojë Serbinë t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, sikur të ishte diaspora. Kjo është e papranueshme për ne. Territori është unik, është i joni, deshi ai apo jo, le të gjendet ai në botën e vet”, ka thënë Odalloviq.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi do të mbahet më 16 janar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button