Lajme

Vetura fluturuese e gatshme, përfundon me sukses testimet

Një veturë që mund të shndërrohet në një avion të vogël ka kaluar testet e fluturimit në Sllovaki, thonë zhvilluesit.

“AirCar” iu dha një Certifikatë zyrtare e Vlefshmërisë ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit pas përfundimit të 70 orëve “testimi rigoroz të fluturimit”, sipas Klein Vision, kompania që qëndron pas “automjetit veturë-aeroplan me modalitet të dyfishtë”.

Fluturimet testuese – të cilat përfshinin më shumë se 200 ngritje dhe ulje – ishin në përputhje me standardet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), tha kompania në një njoftim për shtyp të hënën, raporton CNN.

“Testet sfiduese të fluturimit përfshinin gamën e plotë të manovrave të fluturimit dhe performancës dhe demonstruan një stabilitet të mahnitshëm statik dhe dinamik në modalitetin e avionit”, tha kompania.

Një zëdhënës i Klein Vision tha për CNN se kërkohet një licencë piloti për të fluturuar me automjetin hibrid dhe shtoi se kompania shpreson të ketë “AirCar” në dispozicion brenda 12 muajve.

Në qershor, vetura fluturuese përfundoi një fluturim testues 35-minutësh midis aeroporteve në Nitra dhe kryeqytetit Bratislavë në Sllovaki. Pas uljes, avioni u shndërrua në një veturë dhe u dërgua në qendër të qytetit.

“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të veturave fluturuese shumë efikase”, tha piloti testues Stefan Klein, shpikësi i veturës dhe drejtuesi i ekipit të zhvillimit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button