DiasporaLajme

Viti 2021 ishte vit i Arba Kokallarit

NGA: ASTRIT GASHI

Arba Kokallari (M) është anëtare e Komisionit të Parlamentit Evropian për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, anëtare dhe nënkryetare e Komisionit për Barazi Gjinore dhe deputete në Komisionin e Punëve të Jashtme në parlamentin europian.

Arba punon për të forcuar bashkëpunimin me BE-në duke thelluar tregun e brendshëm, duke promovuar rritjen e tregtisë dhe duke kompletuar një treg të brendshëm dixhital.

Viti 2021 ishtë viti më i sukseshem në poltike. Perveç që ishtë një nder deputetet me aktive suedeze ne parlamentin europian edhe ne jeten priviate ajo këtë vitë mori epitetin më te mirë që mund të marr një grua. Është bërë nënë për here të parë.

Për shkak të pandemisë e cila tronditi dhe paralizoi Evropën, Parlamenti europian nuk mundi të ndiqte procedurat normale. Anëtarëve iu dha mundësia për të punuar në distancë. Keshtu që edhe Arba Kokalari punonte nga shtëpia dhe merrte pjesë dixhitale.

Arba Kokalari, perfaqson grupin me të madh në parlametin europian PPE.

Gjatë gjithe vitit ishte kryenegociatori për grupin më të madh partiak të Parlamentit Evropian EPP për të formësuar ligjet e reja të BE-së për internetin. Pas negociatave të gjata – me 2297 amendamente te propozura

Ndryshimet digjitale ne ruajtjen e sigurise sonë qe ndodhen këtë vitë kanë vetëm një emer e aja është Arba jonë që si shqiponjë pushtoj parlametin europian.

“Interneti e ka bërë jetën tonë shumë më të mirë. Ne të gjithë mund të qëndrojmë në kontakt me miqtë dhe familjen, të aksesojmë informacione, të bëjmë blerje në internet dhe të marrim pjesë në debatin publik dhe do të vazhdojë të revolucionarizojë botën dhe njerëzimin në mënyra që as nuk mund t’i imagjinojmë tani.

Megjithatë, qytetarët tanë duhet të ndihen të sigurt edhe në internet. Sot, ne jemi të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të paligjshme në faqet e internetit me mashtrime, dezinformata, ndërhyrje të huaja dhe produkte të rrezikshme. Më vjen mirë që ne – si ligjvënës evropianë – i kemi dëgjuar këto shqetësime dhe jam krenar që kemi qenë në gjendje të bashkohemi pas një propozimi të fortë në Aktin e Shërbimeve Dixhitale – DSA.

Për mua, si negociatore për forcën më të madhe politike në këtë Dhomë, tre gjëra janë më të rëndësishmet. Së pari, ne po krijojmë një kornizë për të hequr më shpejt përmbajtjen e paligjshme. Kjo do t’i japë fund Perëndimit të Egër dixhital, ku platformat më të mëdha po vendosin rregullat dhe përmbajtja kriminale po bëhet virale.

Së dyti, ne duam të sigurojmë që interneti të mbetet një hapësirë ​​e hapur. DSA do të forcojë të drejtat për përdoruesit, do të rrisë transparencën në internet dhe do të mbrojë lirinë e fjalës. Platformat sociale nuk do të censurojnë më opinionet apo bllokojnë llogaritë pa asnjë shpjegim dhe përdoruesit do të mund të kundërshtojnë këto vendime të marra nga platformat.

Së treti, ne kemi nevojë për një treg të unifikuar dixhital ku sipërmarrësit dhe bizneset e reja mund të konkurrojnë lehtësisht, pa barriera tregtare apo burokraci masive. Me DSA, kompanitë e teknologjisë në BE do të ndjekin një grup rregullash, jo 27 grupe rregullash. “ shpjegon Arba Kokalari e cila e mposhti dhe poltikat e presidentit francec Makron.

Viti 2021 ishte vit i Arba Kokallarit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button