Lajme

Vucic ekzaltohet: Fola me Mbretin edhe kryeministrin, Spanja nuk e njeh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, edhe nga Spanja përkujdeset me mediat e tij për fushatën elektorale në Serbi. Thotë se ka siguruar që Spanja nuk do të njohë Kosovën. U përkujdes që të shtojë edhe mesazhin ekonomik dhe ushtarak në fushatë.

Presidenti serb Vucic nga Madridi ka dalë pas takimit me Kryeministrin e Spanjës, Peedro Sanchez, me pretendimin se paska garanci se Spanja nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Në bisedën me mbretin, por edhe me Sanchez, është e qartë se Spanja nuk do të pranoj të ashtuquajturën Kosovë. Ne biseduam për shumë detaje për të cilat nuk do të kisha ngarkuar qytetarët” tha Vucic.
Vucic pastaj shtoi se Serbia gjithmonë mund të llogarisë në Spanjën, e theksoi se po punohet në përmirësimin e kësaj marrëdhënie.

Presidenti serb nuk harroi të përmendë aspektin ekonomik të vizitës, duke e ndërlidhur me atë ushtarak. Njoftoi se ka blerë dy aeroplanë transporti AirBus, që mund të përdoren edhe për nevoja ushtarake.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button