Lajme

Vucic: Kurti nuk dëshiron të flasë fare me ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se nga Prishtina nuk dëshirojnë të flasin  me zyrtarët në Beograd për asnjë marrëveshje.

Vucic tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin.

“Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha Vuçiq.

Kryeministri Albin Kurti tha të dielën se “Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë”.

Kujtojmë, që Kryeministri Kurti u takua sot në Bruksel me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilët ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Në njoftimin nga Zyra e Kryministrit thuhet se në këtë takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kryeminstri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane.

U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

U bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në njoftim.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button