Lajme

Vuçiç për Ballkanin e Hapur: Fshatari shqiptar ka thënë se për të do të thotë shumë nëse mund të shkojë në Beograd me mallin e tij

Në prag të takimit të radhës në Tiranë në kuadër të Ballkanit të Hapur Presidenti Vuçiç beson se do të sjellë shumë përfitime për të gjithë qytetarët.

“Besojmë se po i afrohemi asaj që do ta bëjë shumë më të lehtë lëvizjen jo vetëm për qytetarët që duan të udhëtojnë, por edhe për biznesmenët, si dhe në fluksin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Ne do të lidhim popujt tanë që do të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë se në të kaluarën”.

Vuçiç theksoi se nga kryeministri shqiptar Edi Rama kishte marrë një video të një fshatari nga veriu i Shqipërisë i cili shpjegonte avantazhet e Ballkanit të Hapur dhe tregut të përbashkët rajonal.

“Fshatari shqiptar ka thënë se për të do të thotë shumë nëse mund të shkojë në Beograd me mallin e tij. Edhe ne në vend të lëndëve të para mund të eksportonim shumë më tepër produkte në këtë treg rajonal”.

Vuçiç u kujtoi ballkanasve se në këtë mënyrë bashkëpunimi vendet nordike pas shekujve të luftës, arritën zhvillim të suksesshëm ekonomik.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button