Lajme

Vuçiç për kërkesën e BE-së për sanksione ndaj Rusisë – “Brenda 48 orëve do të keni përgjigjen”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kërkesës së Bashkimit Evropian që Serbia të bashkërendojë politikën e saj të jashtme me BE-në rreth krizës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ka lajmëruar se brenda 48 orëve do të del me një qëndrim përfundimtar.

Gjatë vizitës së tij një-ditore në Madrid, presidenti serb u pyet se çfarë është pozicioni i Serbisë ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian që të “bashkërendohet me sanksionet e botës perëndimore ndaj Rusisë”, transmeton Danas.

Vuçiç tha se që nga nesër do të fillojë takimet me përfaqësuesit e vendeve më të zhvilluara në botë, BE-në, ShBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë në Beograd.

Pas këtyre takimeve, Presidenti i Serbisë tha se do të bëjë të ditur qëndrimin e Serbisë rreth krizës aktuale në Ukrainë.

“Por, pikëpamjet tona, ndryshe nga shumë prej pikëpamjeve të tyre, do të jenë plotësisht të bazuara në respektim të ligjit publik ndërkombëtar, do të jenë absolutisht parimore, dhe nuk do të dallojnë nga ajo çfarë kemi thënë në vitin 2000, 2015 dhe tani”, u përgjigj Vuçiç para gazetarëve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Ameirkës kanë deklaruar se Serbia, duke qenë së është shtet kandidat për anëtarësim në BE, presin që edhe politikën e jashtme ta bashkërendojë respektivisht.

“Serbia do të ruajë interesat e saj, anipse shumë tjerëve kjo gjë s’u pëlqen”, tha mes tjerash Vuçiç.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button