Lajme

Vuçiq: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është ide e BE-së dhe ShBA-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se para dy muajve për herë të parë kishte dëgjuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO, sipas tij, kjo nuk është ide e kosovarëve, por “ide e politikanëve të tyre në BE dhe ShBA”.

“Pse është kjo kaq e rëndësishme për ta? E para, me këtë duan që t’i detyrojnë katër vendet anëtare të BE-së, që janë anëtare të NATO-s, që ta njohin pavarësinë e së ashqutuajturës Kosovë. Nuk mund të bëheni anëtar i NATO-s nëse nuk jeni shtet. Kjo është mënyra, por edhe arsyetimi për pjesën e shteteve që ta njohin dhe të mund të then se nuk kishin rrugëdalje tjetër”,ka thënë Vuçiq para mediave në Serbi.

Tutje, ai ka deklaruar se ka dëshira që Serbia të vihet para aktit përfundimtar për njohjen e Kosovës

“Nuk mund ta vlerësoj për momentin se cili është rreziku real, por jo nuk është situatë aspak naive për neve. Por, porosia ime për qytetarët është se, pavarësisht se shtetet e njohin Kosovën, për dallim prej tyre, Serbia do të mbahet për të drejtën ndërkombëtare, kartës së OKB-së, si dhe respektimit të integritetit territorial të vendeve me të cilat ka njohje të ndërsjellë. Pra të Serbisë, e kurrfarë Kosove. E kjo do të thotë se pavarësisht presioneve dhe shantazheve, Serbia do ta ruaj integritetin e vet territorial”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button