Lajme

Vuçiq javën tjetër në Tiranë diskutim për lejet e përbashkëta të punës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën tjetër do të vizitojë Tiranën.

Mediat në Serbi raportojnë se ai do të qëndrojë në kryeqendrën e Shqipërisë më 20 e 21 dhjetor.

Vizita e tij ka të bëjë me iniciativën rajonale të njohur si “Ballkani i Hapur”. Në takim, sipas B92, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për shkak të ofrimit të dorëheqjes, Zaev nuk ishte në takimin e fundit në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Vuçiqi më herët ka paralajmëruar se në takimin e Tiranës do të firmoset memorandum mirëkuptimi për lejet e punës. Sipas kësaj, një leje e dhënë nga cilido shtet i Ballkanit të Hapur do të vlente në të tri vendet: Shqipëri, Serbi e Maqedoni e Veriut.

Ballkanin e Hapur deri më tash e kanë refuzuar si iniciativë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button