Lajme

Vuçiq paralajmëron pasoja nëse nuk lejohet referendumi i Serbisë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin serb “RTS” ka paralajmëruar për pasoja nëse nuk lejohen serbët e Kosovës të votojnë në referendumin e Serbisë.

Vuçiq ka folur për një ngjarje sot në Graçanicë. Sipas tij atje ishin dërguar 20 pjesëtarë të policisë speciale të Kosovës, Rosu.

“Sonte ka ndodhur diçka në Prishtinë. Dërguan 20 forca speciale Rosu në Graçanicë, duke pritur që të gjenin takim atje e ta ndalonin. Nuk gjetën, andaj nuk arrestuan sonte. Kur humbet pushtetin politik, është gati për shumë lëvizje politike. Pasojat do të jenë të gjëra që duan të ndalojnë votimin e serbëve në referendum. Kërkesa ime për të gjithë komunitetin ndërkombëtar është që të informojë fëmijën e tyre që e përkëdhel dhe kujdeset aq shyumë, se duhet të respektojë marrëveshjet. Pasojat do të jenë shumë të rënda nëse kjo ndodhë, më të rënda se që supozojnë shqiptarët e Quinti”, tha Vuçiq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button