Lajme

Vuçiq: Prishtina zyrtare s’do të na lejojë të organizojmë referendum edhe në Kosovë

Më 16 janar, Serbia do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë, e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët.

Sipas mediave në Serbi, Vuçiqi ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës.

Më pas, ai ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun.

“Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button