Lajme

Vuçiq: Serbia në një pozitë shumë të vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Pink” ka komentuar për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO e po ashtu edhe për deklarimet e politikanëve shqiptarë të Kosovës në lidhje me të.

Vuçiq ka thënë se Serbia gjendet në një pozitë shumë të vështirë.

“Çfarë tjetër po bëjnë zyrtarët shqiptarë në Kosovë? Asgjë pos asaj që shkruajnë çdo ditë – ‘Vuçiqi (Putini i vogël) do ta sulmojë Kosovën. Shikoni, Serbia nuk ka vendosur gjitha sanksionet ndaj Rusisë. Po, ata votuan se Rusia e ka sulmuar Ukrainën, që është e dukshme, por nuk kanë vendosur gjitha sanksionet. Ata me metoda hibride po shkatërrojnë shqiptarët në Kosovë, po shkatërrojnë demokracinë dhe NATO-n’”, ka cituar Vuçiq zyrtarët shqiptarë.

Ai ka thënë se kishte të drejtë kur thoshte se Rusia mund të përjashtohet nga OKB-ja dhe se nuk e ka shpikur vet këtë porse i ka parë në raporte.

“Shikoni e përjashtuan Rusinë nga Këshilli i Evropës, është vetëm fillimi, prisni të shihni vazhdimin. E këtu duhet të shikojmë pozicionin e Serbisë që aktualisht është shumë i vështirë”, ka thënë Vuçiq. “Nuk e kam shpikur historinë e përjashtimit të Rusisë nga OKB-ja. Nuk e kam shpikur historinë e NATO-s dhe Kosovës. 50 herë i kam kaluar këto dokumente nëpër duar, që i kam marrë nga shërbimi ynë i brendshëm dhe shërbimet e huaja. Marr shumë lloje të mrekullive që kalojnë nëpër duart e mia”.

Vuçiq ka folur edhe për vendimin e marrë që së pari të furnizojë me produkte të nevojshme vendet anëtare të “Ballkanit të Hapur”.

“Miqtë tanë nga Shqipëria janë krejtësisht të varur nga importi, edhe njerëzit nga Maqedonia e Veriut kanë nevojë për më tepër furnizime. Ditët e fundit janë dërguar shumë grurë e miell nga Serbia në Prishtinë. Kështu që të gjithë ata që janë me ne apo pranë nesh, duhet të kenë, pasi nëse nuk kanë atëherë s’do të kemi as ne”, tha Vuçiq.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button