Lajme

Vuçiqi shqiptarëve: Dua që ta shihni Serbinë si shtëpinë tuaj të dytë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhi poshtë pretendimet se nisma “Ballkani i Hapur” ka të bëjë me ndonjë ide ekspansioniste ose hegjemonie të Serbisë në rajonin tonë.

“Jam shumë i lumtur për marrëveshjet që kemi arritur të nënshkruajmë sot, pasi ky është kurorëzimi i një pune për dy vjet e gjysmë. Kemi punuar që njerëzit t’i shohin këto marrëveshje. E pashë që iu kundërvunë Ramës për nismën, por ata që thonë që unë dua një Serbi të Madhe, ose për ata që flasin për Shqipërinë e Madhe, ju them që nuk ka të bëjë me këtë. Të mos humbasim me këto diskutime të së shkuarës, sepse nuk do të bëjmë dot gjëra për të ardhmen. Duam që njerëzit të vizitojnë qytetet tona, bregdetin e mrekullueshëm të Shqipërisë ose liqenet e Maqedonisë së Veriut. Dua që Serbinë ta shihni si një shtëpi tuajën të dytë, sepse edhe ne dëshirojmë të ndihemi të tillë kur të vijmë në Shqipëri dhe Maqedoni”, tha Vuçiqi në konferencën e përbashkët për mediat me Ramën dhe Zaevin, pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve në Tiranë.

Presidenti serb rinovoi ftesën për udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që t’i bashkohen nismës, por tha se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia do t’ia shohin frytet kësaj nisme.

“Prandaj, ndonjëherë mërzitem me veten time, sepse vazhdojmë t’u bëjmë thirrje homologëve sikur nuk do të ekzistonim dot pa ta”, shtoi Vuçiqi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button