Lajme

Vulin: Rajonin e destabilizon Prishtina, jo Beogradi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i ka replikuar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në Samitin në Londër tha se Beogradi ka nisur një fushatë për destabilizimin e rajonit.

“Destabilizimi sistematik i rajonit është duke u ndërmarrë nga paralajmërimet për krijimin e ‘Shqipërisë se Madhe’, arrestimet e serbëve dhe vendosja e njësive speciale në veri të Kosovës”, është shprehur Vulin.

“Stabiliteti i rajonit në veçanti është trazuar nga refuzimi i Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe refuzimi për ta formuar Asociacionin e Komunave Serbe”.

Vulin ka thënë se nuk është më në pyetje se Prishtina destabilizon rajonin, por se pse lejohet të veprojë ashtu nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button