Lajme

Xhaçka thotë se Peach do punojë bashkë me Escobar e Lajçak, për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë

Ministrja për Europë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Ajo thotë se dëgjoi lajme të mira nga ai kur kuptoi se bashkë me të dërguarin special amerikan Gabriel Escobar, do të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjet në rajon, specifikisht me fokus në dialogun për Kosovën, njofton Klankosova.tv.

”Një takim i mrekullueshëm me mikun tim të dashur, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach. Lajm i mirë për rajonin tonë se ai do të punojë së bashku me DAS #Escobar & Miroslav Lajçak për të gjetur zgjidhje për çështje të vështira në rajonin tonë, me fokus të veçantë në dialogun për Kosovën”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button