Xhaka me një gjest të mrekullueshëm për tifozin e Arsenalit

Xhaka pasi kishte zbuluar se tifozi kishte udhëtuar nga Amerika për ndeshjen e Arsenalit me Wolverhamptonin që u anulua, vendosi t’i bëjë befasi tifozit. Ai e ftoi atë për ndeshjen e janarit kundër Manchester Cityt, raporton “Football London”.
Jack Robinson kishte udhëtuar me bashkëshorten e tij Heather nga Missouri, ndërsa kishte planifikuar udhëtimin gjashtë muaj më parë.
“Përshëndetje Jack. U ktheva në shtëpi nga ndeshja dhe e pash postimin tënd në Twitter se t’i dhe bashkëshortja jote po udhëtonit nga Amerika për të shikuar ndeshjen tonë kundër Wolverhamptonit. E shoh se je zhgënjyer që ndeshja u anulua, pasi ke pritur kohë të gjatë për të na shikuar nga afër. Nëse je ende në Londër më 1 janar, do të doja të ftoja për ndeshjen Arsenal – Manchester City si mysafir i imi për të falënderuar për përkushtimin tënd ndaj Arsenalit. A do të ishte mirë për ty?” – i ka thënë Xhaka tifozit.