Lajme

“Xhon Kerri, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare”

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare, sipas gazetarit Roland Qafoku.

Sipas tij, kryediplomati amerikan lidhet me paraardhësit nga nëna të Mbretëreshës Geraldinë, bashkëshortja hungareze e Mbretit Zog I. Këtë ai e kishte thënë kohë më parë.

Ja si e shpjegon gazetari lidhjen:

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Xhon Kerri nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në botë. Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.

Nuk është vetëm ushtaraku me gradën toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë luftë dhe nuk është vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit Xhorxh W. Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare.

Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me Mbretëreshën e Shqipërisë, Xheraldina Aponi. Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virxhinia Stjuart ishte amerikane.

Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën. Vëllai i nënës së Xheraldina Aponit ishte konsull i SHBA-ve në Holandë. Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Riçard Nikson. Ndërkohë familja Stjuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit, Xhon Kerri.

Gjatë fushatës së vitit 2004, Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhjeje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004, gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button