LajmeSport

Xhudistet kosovare dhe izraelite, seanca të përbashkëta stërvitore në Izrael

Xhudistet e Kosovës, midis tyre edhe tri medaliste të arta olimpike – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi – zhvilluan stërvitje të përbashkëta me xhudistet izraelite në qytetin e Netanya, në Izrael.

Ekipi i xhudisteve kosovare drejtohet nga kryetrajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. Seancat stërvitore u ndoqën edhe nga ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Postimi i ambasadores Ines Demiri

Në Netanya të Shtetit të Izraelit, pata nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jem në shoqërinë e Ambasadorëve më të mirë të Republikës së Kosovës, në shoqërinë e heronjve tanë bashkëkohorë të cilët me tri medalje të arta të fituara në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe “Tokio 2020” shkruan historinë e sportit të shtetit më të ri evropian me shkronja të arta – kryetrajneri i Kosovës në xhudo, z. Driton Kuka, xhudistet znj. Majlinda Kelmendi, znj. Nora Gjakova dhe znj. Distria Krasniqi.
Me ftesë të Asociacionit të Xhudos së Izraelit, pjesëtarët e ekipit kosovar të xhudos, së bashku me medalistet olimpike të ekipit të Izraelit në xhudo dhe 300 vajza nga i gjithë Izraeli, morën në ngjarjen e jashtëzakonshme në kompleksin sportiv në Institutin Wingate në qytetin Netanya, ku zhvilluan një seancë të përbashkët stërvitore për të kremtuar sukseset e xhudisteve të të dy shteteve në Lojërat Olimpike në Tokio.
I falënderoj përzemërsisht kryeshefin ekzekutiv të Asociacionit të Xhudos së Izraelit, z. c, dhe kryetrajnerin e ekipit të xhudisteve të Izraelit, z. Shany Hershko për ftesën.
Jam e sigurt se sportistët tanë do t’i thellojnë edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

view-source:https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fines.demiri%2Fposts%2F10158978370884915&show_text=true&width=500#amp=1

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button