ArkeologjiLajme

Zbulohen dëshmi se dardanët kanë jetuar në Prizren prej parahistorisë

Ekipe të arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës kanë nisur gërmimet arkeologjike, në afërsi të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në qendër të Prizrenit, skaj lumit Lumbardh.

Gjurmimet po udhëhiqen nga arkeologu Shafi Gashi, mbështetur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren.

Sipas drejtorit të QRTK-së, Samir Hoxha, gërmimet kanë për qëllim hulumtimin e presupozuar të një monumenti të zbuluar muaj më parë në këtë pjesë, për të cilin mendohet se është i një rëndësie të veçantë historike.

“Arkeologët mendojnë se kjo dëshmon fuqishëm ekzistencën e një jete aktive në territorin e Prizrenit të sotëm që nga parahistoria, antikiteti, mesjeta e deri në kohët moderne”, citohet Hoxha nga gazeta “Zëri”.

Hoxha ka thënë se të dhënat arkeologjike dëshmojnë për një jetë aktive në territorin e Prizrenit, qysh nga koha e themelimit të tij, si qytet iliro-dardan, dhe gjatë periudhave vijuese, ku krijoi një varg monumentesh me vlera të mëdha historike e kulturore.

“Trashëgimia kulturore është pasuri e përbashkët. Ruajtja dhe konservimi i saj për brezat pasardhës është detyrim kushtetues dhe ligjor i institucioneve, por edhe mbarë njerëzimit bashkëkohor”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button