Lajme

Zbutet Lavrov , flet pozitivisht për propozimin e ShBA-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë po vazhdon ta zbusë gjuhën për krizën në Ukrainë, siç zbuten dardhat dimërore. Nga “Rusisë i është sosur durimi”, pas dy javësh përfundoi te “nuk duam luftë”.

Kryediplomati rus tha të premten se Moska nuk dëshiron luftë me Ukrainën dhe foli me ton pozitiv rreth propozimeve të sigurisë, të cilat Rusia i pranoi disa ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Ai tha se propozimet e Shteteve të Bashkuara ishin më të mira se ato që Rusia mori nga NATO-ja, duke shtuar se pret të takohet përsëri me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në javët e ardhshme.

Lavrovi gjithashtu tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vendosë se si do t’u përgjigjet Rusia propozimeve të ShBA-së dhe NATO-s.

Ndryshe, AT të enjten shkroi se si Lavrovit nuk po i soset durimi, edhe pse kërkesa kryesore e Rusisë – ajo për mospranimin e Ukrainës në NATO – u refuzua. Para dy javësh, ai tha se vendit të tij po i harxhohej durimi me Perëndimin.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button