Lajme

Zëdhënësi i Angela Merkel: Do të vizitoj Shqipërinë, kam një dashuri të madhe për Ismail Kadarenë

Steffen Seibert u shpreh i lumtur që nuk duhet të jetë më vazhdimisht në dispozicion të një personi me axhendë të ngjeshur si Merkel, ndërsa shton se po planifikon një udhëtim me gruan.

GJERMANI– Ish-zëdhënësi i qeverisë së ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, Steffen Seibert ka bërë me dije objektivat e tij. Në një intervistë për median gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ai ka treguar për planet e tij të ardhshme që përfshijnë edhe Shqipërinë. Duke lënë të kuptohet se pas përfundimit të mandatit të Merkel, një kapitull i ri do të nisë për të.
Seibert u shpreh i lumtur që nuk duhet të jetë më vazhdimisht në dispozicion të një personi me axhendë të ngjeshur si Merkel, ndërsa shton se po planifikon një udhëtim me gruan e tij së shpejti në vendin tonë dhe më pas në të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Kam një dashuri të madhe për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare dhe dua të ndjek pak gjurmët e tij atje. Diçka më tërheq në Shqipëri, e nuk mund ta përcaktoj se çfarë është por jo gjithmonë duhet të shpjegosh gjithçka,”– tha Seibert.

61-vjeçari, punoi si gazetar dhe prezantues i ZDF para se të bëhej zëdhënës i qeverisë Merkel. Ai e shoqëroi kancelaren për 11 vjet, kohë gjatë se cilës drejtoi Zyrën Federale të Shtypit dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në 1058 konferenca shtypi.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button