Lajme

Zelensky: Mirënjohës shërbimeve të inteligjencës amerikane, por besoj ato të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat është shprehur se është shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjithë ndihmën e dhënë deri më tani.

në fjalën e tij Zelenskyy është shprehur se ai është falënderues për informacionin e inteligjencës së dhënë nga SHBA në lidhje me situatën e krijuar me Rusinë dhe ka theksuar se në këtë kuadër për të qenë më në koherencë me situatën në kufi do ti besojë inteligjencës ukrainase.

“Unë jam mirënjohës për punën që kanë bërë të dyja inteligjencat tona. Por inteligjenca që besoj është inteligjenca ime. Unë i besoj inteligjencës ukrainase që … kuptojnë se çfarë po ndodh përgjatë kufijve tanë, të cilët kanë burime të ndryshme të inteligjencës dhe kuptojnë të ndryshme të bazuara në rrezik”, ka thënë Zelenskyy.

Gjithashtu presidenti ukrainas theksoi se ai kishte vendosur të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pasi ishte e rëndësishme që “partnerët dhe miqtë e Ukrainës të mos bien dakord për asgjë prapa” Kievit.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button