Lajme

Zgjatja e vettingut, SHBA: Hap i rëndësishëm për shqiptarët, ju mbështesim në këtë rrugë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas miratimit të zgjatjes së afateve të organeve të vettingut në Kuvend në seancën parlamentare të ditës së sotme.

Në deklaratën e saj thuhej se ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët drejt një sistemi drejtësie më të fortë dhe më të besueshme drejt integrimit europian.

Ajo thekson se SHBA do të mbështesë gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugë të rëndësishme.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vettingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian. SHBA do të mbështesë gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugë të rëndësishme”, shkruan ambasada e SHBA.

Zgjatja e afateve të vettingut është kërkuar me ngulm nga faktori ndërkombëtar në vend. Ditëve të fundit ata kanë zhvilluar bisedime në selinë blu për t’i bindur këta të fundit që të votojnë pro.

Pas negociatave të arritura demokratët morën në këmbim votën pro të kampit rozë për ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button