Lajme

Zvicër/ Hapet klasa e gjuhës shqipe në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t

Të mërkurën e kaluar listës së shkollave shqipe në Zvicër iu bashkëngjit edhe pika shkollore në Weinfelden të Kantonit të Thuragu-t. Ishte një punë e përbashkët me LAPSH-in e Kantonit të Thurgau-t, konkretisht të veprimtarëve Nexhat Hysenit dhe Vaxhid Sejdiut, me qëllim për të shtuar numrin e nxënësve dhe shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë.

Çdo pikë shkollore ka rëndësinë e vet. Në këtë përpjekje, që të jemi sa më afër mërgimtarëve shqiptarë, me qëllim që fëmijët e tyre të kenë mundësinë, të vijojnë mësimet në gjuhën amtare u hap edhe pika shkollore e radhës në Weinfelden të Kantonit të Thurgaut. Edhe kjo ishte një përpjekje që së bashku me prindërit e kësaj komune dhe veprimtarët Nexhat Hysenin dhe Vaxhid Sejdiun, të hapet shkollën e radhës. Vlen të përmendet se edhe Drejtoria e Shkollës zvicerane është shumë e interesuar që të zhvillohen mësimet e gjuhëve të para në këtë komunë. Duke pretenduar se njohja e gjuhës amtare ndihmon edhe përvetësimin sa më të mirë të gjuhës së vendit.

Nxënësit e shkollës shqipe në Wenfelden të Kantonit të Thurgaut së bashku me mësuesen e tyre Anila Borova
Edhe pse në kohë pandemie disa prej nxënësve për hir të rregullave të pandemisë nuk arritën të jenë pjesë e orëve të para të mësimit të gjuhës shqipe, por priten t`i bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre në javët në vijim. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 – 15:00 në shkollën Martin Hafter”, në Giessenweg 10 në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t. Për të gjithë të interesuarit është dhënë edhe orari i shkollës shqipe, me qëllim që fëmijët e tyre t`i orientojnë për të ndjekur mësimet në gjuhën e nënës.

“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Sektori për informim

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button